facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

20 April 2014

Motorola së shpejti do të prezantojë një smartfon me çmim të lirë

Motorola ka treguar më parë për synimet që dëshiron t’iu ofrojë përdoruesve një smartfon edhe më të përballueshëm gjatë këtij viti. Tecnblog thotë që ka mësuar se një pajisje e tillë do të lëshohet gjatë majit të këtij viti.

Moto G ka qenë njëri nga smartfonët më të shitur të kompanisë Motorola me një çmim të përballueshëm dhe kjo pajisje e re mund të jetë edhe më e lirë.

Sipas një personi që raportohet se punon për një operator brazilian mobil, pajisja më e lirë nga Motorola do ta ketë një paraqitje prej 4.3 inç pa ndonjë rezolucion të specifikuar, procesorin dy-bërthamor prej 1.2GHz, 1GB RAM, 4GB disk, kamerë prej 5 megapiksellësh, mbështetje për 3G, antena për FM Radio, bateri prej 1900 mAh dhe Android 4.4 KitKat.

Tre versione të pajisjes siç duket janë aprovuar nga rregullatori Brazilian i Telekomunikacionit Anatel, duke përfshirë SIM kartelën e vetme X1021, SIM kartelën e dyfishtë XT1022 dhe SIM kartelën e dyfishtë XT1025 që vjen me mbështetje për televizorin dixhital. Modeli i fundit është raportuar që do të kushtojë 267 dollarë. Kështu, versioni me SIM kartelë të vetme duhet të jetë edhe më i lirë.

Është interesante të thuhet që telefoni do të jetë shumë i hollë, që do të jetë prej vetëm 6.2mm. Nuk është e qartë që kur do të lëshohet ky model më i lirë i Moto G, ose sa do të kushtojë në tregjet e tjera. Një raport tjetër thotë që Google është duke punuar në smartfonin e vet më të lirë Nexus, që do të kushtojë për më pak se 100 dollarë. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment