Aktori 53-vjeçar George Clooney i ka dhuruar avokates Amal Alamuddin unazën e fejesës që kushton rreth 450.000 paund.
Paparacët e kanë fotografuar teksa të dy darkonin në një restorant në Kaliforni dhe po festonin ditëlindjen e mikut të tyre, biznesmenit Rande Gerber.
Kjo është fotoja e parë ku Amal shfaqet me unazën e fejesës në dorë. Unaza ishte 7 karatë me diamant dhe platin.
Kjo do të thotë se Clooney e ka marrë seriozisht marrëdhënien e tij dhe së shpejti do të martohet me avokaten 36-vjeçare, Amal Alamuddin.
“Daily Mirror” raporton se pas takimit të parë që ata patën në një event bamirësie avokatja refuzoi të merrte numrin e tij të telefonit. Pas këtij takimi Clooney këmbënguli, por iu desh pak kohë për të marrë përgjigjen pozitive.
Clooney ka qenë i martuar më parë me aktoren Talia Balsam nga viti 1989-1993. Në një intervistë për “Esquire” dhjetorin e kaluar, i pyetur për martesën, ai tha: “Nuk kam dëshira të tilla. Kam qenë i martuar në vitin 1989 dhe nuk jam ndjerë mirë”. Gjithsesi gjërat duken sikur kanë ndryshuar dhe beqari i famshëm i Hollivudit së shpejti mund të martohet.
Burimi: 24Orë
No comments :
Post a Comment