facebookgoogle plusrss feedmesazh

13 May 2014

Shpikja e turqve, vargjet e Kuranit ndihmojnë në rritjen e bimëve

Bimët rriten më shpejt po t’u ‘recitosh’ vargjet e Kuranit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë mrekulli të re të fesë islame sepse vetë Kurani dëshmon që vërtet është mrekulli nga Krijuesi. Në gazetën Shqip na tregohet për një ‘zbulim’ të një studenteje turke, të cilën kjo e fundit nuk ka hezituar ta cilësojë revolucionare për qytetarët e gjysmëhënës.

Fatma Akkilic, ky është emri i ‘shkencëtares’ që ka ndërtuar një serë të vogël në provincën mesdhetare të Mugla, ku ka mbjellë disa perime të cilave u ka vënë në sfond lloje të ndryshme muzike, duke përfshirë atë klasike, turko-arabe, rock si dhe vargje të recituara nga Kurani.

Mrekulli e Allahut, kanë mjaftuar 5 orë në ditë vargje kuranore për 20 ditë me radhë që bimët të rriteshin njëra më e bukur se tjetra. Kështu ato bimë që patën në sfond vargje të Kuranit u rritën plot 20 cm në krahasim me 13 cm që u rritën bimët që u lanë në heshtje, ndërsa ato bimë që u ‘ushqyen’ me muzikë turko-arabe nuk u rritën fare.

Disa gazeta turke e kanë cilësuar një sukses të madh për të renë, e cila është shprehur: ‘Agronomët mund të përdorin vargjet e Kuranit në vend të pesticideve apo organizmave gjenetikisht të modifikuara për të rritur bimë të shëndetshme në një kohë më të shkurtër.

Burimi: GazetaShqip

No comments :

Post a Comment