Imagjinoni një shkollë të së ardhmes ku videolojërat mund të zëvendësojnë provimet.
Një program i ri arsimor përdor videolojën SimCity, për të provuar sesi fëmijët u japin zgjidhje problemeve.
‘GlassLab’, është një bashkëpunim mes edukatorëve dhe teknologëve. Në fakt qëllimi i vetëm është përqafimi i teknologjisë së lojërave, për të transformuar procesin e të mësuarit në mënyrë që të bëhet më i përshtatshëm për kërkesat e shekullit XXI.
Nuk është çudi që një ditë teknologjia kompjuterike të zëvendësoj provimet tradicionale.’ Sfida e Ndotjes’, e cila sapo ka nisur, është një version arsimor i videolojës SimCity.
Studentë që luajnë rolin e një kryetari bashkie të qytetit, i cili udhëheq një qytet me ajër tejet të ndotur.
Jessica Lindl, është menaxher i përgjithshëm i GlassLab, në kompaninë e lojërave “Silicon Valley”. Ai pohoi se në një të ardhme, këto mënyra veprimi do përgatisin fëmijët për punë.
Burimi: RTV21
No comments :
Post a Comment