Aktori që portretizon sulltan Sulejmanin, Halit Ergenc, ka kaluar plot gjashtë orë në një vaskë të mbushur e akull duke xhiruar skenat, në të cilat tregohet mjekimi i sulltanit.
Mediat turke raportojnë se ajo skenë ishte një torturë e vërtetë, porse aktori nuk dëshironte që këtë punë t’ia linte një zëvendësuesi (ashtu siç bëjnë rëndom aktorët në skenat e rrezikshme).
Studioja që xhiron këtë serial është përgatitur për tri javë të plota për atë skenë, në mënyrë që ta kapte sa më mirë dhe njëherësh janë bërë parashikime mjekësore se sa mund të ndikojë uji i ftohtë në shëndetin e Ergenc, i cili insistonte ta bënte vet atë skenë për shkak të besueshmërisë së publikut.
Gjatë xhirimeve, pjesëtarët e produksionit i kishin kërkuar që të bënte pauzë duke vërejtur gjendjen e tij, mirëpo aktori ka refuzuar për të mos penguar rrjedhën e xhirimeve dhe përqendrimin e tij.
Më pas në vend-xhirim janë sjellë ngrohës të fuqishëm, për të ndihmuar paksa aktorin që të nxehej.
Burimi: BotaSot
No comments :
Post a Comment