30 Para pak ditësh, një grup tifozësh shqiptarësh shkaktuan debat me një banderolë, ku u vinte keq për përmbytjet në Bosnje, por jo për ato në Serbi.
Edhe pse mbarë komuniteti ndërkombëtar, përfshi Shqipërinë, është angazhuar në mbështetje të Serbisë, e cila ka përjetuar përmbytjet nga më të rëndat në histori, jo të gjithëve u vjen keq, shkruan gazeta “Tema”.
Një faqe e hapur në Facebook, e quajtur “Mirësevjen në ferr Serbi”, ka zemëruar mediat e këtij vendi. Faqja ka marrë më shumë se 4 mijë pëlqime dhe është e mbushur me mesazhe kundër Serbisë. Mediat serbe thonë se pavarësisht se ajo propagandon urrejtje etnike, nuk është hequr nga Facebook.
Burimi: FishMedia.info
No comments :
Post a Comment