facebookgoogle plusrss feedmesazh

16 July 2014

Volkswagen nuk ndalet së investuari

Grupi Volkswagen ka planifikuar të investojë 250 milionë dollarë në Indi në gjashtë vjetët e ardhshme për të zgjeruar shitjet e tij.

Mahesh Kodumudi, drejtori i Volkswagen India, ka thënë se kompania po tenton të rris prodhimin në Indi nga 130 mijë njësi në vit në 200 mijë sosh. Volkswagen ndërton Audi-n, Skoda-n dhe modelet tjera të VW-së në dy fabrikat në Aurangabad dhe Pune.

Ky investim i madh vjen pasi që shitja e Volskwagen-it u “ngushtua” në tregun Indian. Në tremujorin e parë të këtij viti, VW kishte vetëm 2.1 për qind të tregut në krahasim me 2.4 sa kishte vitin e kaluar.

VW me këtë investim tregon se po fokusohet në tregun aziatik pasi ditë më parë kishte njoftuar se do të investonte edhe dy miliardë euro në ndërtimin e dy fabrikave të reja të prodhimit të veturave në Kinë.

* * *

Grupi Volkswagen do të investojë 2 miliardë euro në ndërtimin e dy fabrikave të reja të prodhimit të veturave në Kinë. Kjo lëvizje është pjesë e planit të gjerë të VW, që do të investojë rreth 18 miliardë euro në Kinë deri në vitin 2018.

Prodhuesi i makinave, që e llogaritë Kinën si tregun më të madh të saj, ka njoftuar se do të ndërtojë fabrikat në qytetet Qingdao dhe Tianjin.

“Kina është tregu më i madh dhe më i rëndësishmi për ne”, ka thënë shefi i VW, Martin Winterkorn. “Për të plotësuar kërkesat e blerësve në këtë shtet, ne do të zgjerojmë kapacitetin në Kinë së bashku me partnerin tonë kinez, FAW Volkswagen”.

Grupi VW ka shitur rreth 1.5 milion vetura në Kinë gjatë pesë muajve të parë të vitit, një rritje prej 18 për qind në krahasim me periudhën e një viti më parë.

- See more at: http://shqipmedia.com/portal/volkswagen-nuk-ndalet-se-investuari/#sthash.I1WVxckv.dpuf

No comments :

Post a Comment