facebookgoogle plusrss feedmesazh

17 May 2014

Galaxy Note 4 vjen me ekran fleksibil

Samsung-u është duke menduar që ekrani i fabletit Galaxy Note 4 të jetë fleksibil.
Drejtori i kompanisë, Lee Young-hee ka thënë për The Ëall Street Journal se pajisja ende nuk është finalizuar, por ka shtuar se ekziston mundësia që ekrani i Note 4 të lakohet në çdo anë.

Më parë ishte bërë e ditur se Galaxy Note 4 mund të fuqizohet me një procesor 64-bit dhe 4 gigabajt RAM dhe se do të vijë me ekran më të madh se paraardhësit e tij.

Kjo pajisje spekulohet se do të prezantohet në Kongresin e telefonisë mobile në Berlin gjatë muajit shtator, së bashku me “Galaxy Glass” që besohet të jetë kundërpërgjigje e Google Glass-it.
Specifikat e sakta të Note 4 Samsung-u do t’i bëjë të ditur në konferencën për shtyp që do të mbahet në Neë York muajin e ardhshëm.

No comments :

Post a Comment