Rrënojat e një anije të mbytur në bregun e Haitit mund të jenë Santa Maria, anija e humbur prej shumë kohësh e Kristofer Kolombit dhe një nga tri anijet që arritën Amerikat në ekspeditën e tij të vitit 1492.
“Të gjitha provat gjeografike, topografike dhe arkeologjike sugjerojnë fuqishëm se kjo rrënojë është anija e famshme e Kolombit, Santa Maria,” tha lideri i ekspeditës Barry Clifford.
Skuadra e tij e gjeti dhe fotografoi rrënojën 10 vite më parë, por vetëm tani e kuptuan se e kujt mund të jetë. Për shkak të mbytjes së anijes, Kolombit iu desh të kthente në Spanjë 39 anëtarë të ekuipazhit.
Burimi: GazetaShqip
No comments :
Post a Comment