Ideja se dikush mund të pasurohet duke qëndruar para një uebkamere, ose të regjistrojë veten duke bërë gjëra për njerëzit e tjerë, mund t’ju duket qesharake, por numri i milionerëve në YouTube po rritet.
youNë fat, shumica e yjeve më të mëdhenj të faqes, janë milionerë. Disa prej tyre përfshihen në video-komedi. Disa bëjnë gallatë në një mënyrë unike, për të fituar para duke luajtur lojëra elektronike. Të tjerët, thjesht luajnë me kukulla.
Analistët e YouTube-it përcaktojnë sa ndjekës dhe shikues kanë kontribuuesit në YouTube dhe vlerësojnë të ardhurat e tyre. Bazuar në vlerësimin e ekspertëve në fillim të majit, këtu janë 5 individët me fitimet më të mëdha në këtë faqe.
PewDieDie
Me më tepër se 26 milionë ndjekës, suedezi, Felix Arvid Ulf Kjelberg, 24 vjeç, mund të jetë personi më me ndikim në industrinë e lojërave elektronike dhe me siguri është një nga më të mëdhenjtë në YouTube. Videot e tij, të cilat përmbajnë lojëra ku ai shfaqet duke luajtur, janë parë më tepër se 4.3 milionë herë, nga një numër i madh fansash, të cilët komentojnë dhe reagojnë në vazhdimësi.
Të ardhurat e tij vjetore janë llogaritur të variojnë nga 2.2 milionë dollarë në 18 milionë dollarë. Një shifër jo e ulët për një ish-student të një universiteti teknologjie.
DisneyCollectorBR
Ajo që qëndrom pas kanalit me dizajn kukullash është deri diku mister, pasi ka mbetur anonime, duke synuar të mos ndajë famën e saj online. Fytyra e saj nuk është shfaqur asnjëherë në ekran, por pamja e saj e detajuar i ngjan njërës nga kukullat e Disney-t. E vetmja gjë që ka treguar për veten është se ka lindur në Brazil. Të ardhurat e saj vjetore janë 1.5-12.2 milionë dollarë.
TheFineBros.
Prej vitit 2004, Benny dhe Rafi Fine (30 dhe 32 vjeç respektivisht) kanë shkruar, prodhuar dhe aktruar në seritë “React” në YouTube (siç është “Fëmijët reagojnë ndaj Harlem Shake”). Në fillim ata shpresonin të merrnin pjesë në festivale tradicionale të filmit, por me kohën u bënë pionerë të fushës së prodhimit të videove online. Tani ata kanë 8.2 milionë ndjekës dhe 1.6 miliard shikime të videove. Kjo u siguron atyre midis 849 mijë dollarë deri në 7.1 milionë dollarë në vit.
skydoesminecraft
"Minecraft" ka qenë një lojë veçanërisht fitimprurëse për shumë përdorues të YouTube. Adam Dahlberg ka mahnitur 9.8 milionë ndjekës, të cilat janë parë 1.9 miliardë herë. Ai filloi si një anëtar i kanalit “Team Crafted” dhe përfundoi në “Minecraft”. Tani ai fiton 702.500 dollarë deri në 5.9 milionë dollarë në vit.
Smosh
Kjo dyshe komediane, Ian Hecox dhe Anthony Padilla, të dy 26 vjeç ishte një nga grupet e para reale në YouTube, të cilët fituan një audiencë të madhe në vitin 2005. Dyshja, që u takua në klasë të gjashtë, krijuan këngën e “Pokemon”, që u bë një nga videot më të shikuara në YouTube në 2006-ën. Ata fitojnë 627.800 dollarë deri në 5.2 milionë përvit.
Burimi: Shekulli Online
No comments :
Post a Comment