Sipas një raporti të ri nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit që është pjesë e Kombeve të Bashkuara, interneti do të ketë përafërsisht 3 miliardë përdorues, apo rreth 40 për qind e popullsisë së botës, deri në fund të vitit 2014.
Dy të tretat e atyre përdoruesve pritet të jenë në shtetet në zhvillim. Ata numra iu referohen njerëzve që e kanë përdorur internetin në tre muajt e fundit, jo vetëm për ata që kanë pasur qasje në të.
Depërtimi i internetit është duke u rritur në shtetet e zhvilluara, ndërsa është duke u rritur në shpejtësi në shtetet në zhvillim. Tre nga katër njerëz në Evropë do të jenë duke e përdorur internetin deri në fund të vitit, në krahasim me dy nga tre në Amerikat dhe një në tre në Azi dhe Paqësor. Në Afrikë, gati një në pesë njerëz pritet të jenë online deri në fund të vitit.
Abonimet e telefonisë mobile pothuajse do të jenë në shifrën prej 7 miliardë. Ai ritëm i rritjes është duke u ngadalësuar. Sidoqoftë, abonimet në internetin mobil janë ende duke u rritur në shpejtësi dhe pritet të arrijnë shifrën prej 2.3 miliardësh deri në fund të vitit 2014.
Këta shifra e bëjnë të lehtë të paramendohet një e ardhme ku çdo njeri në Tokë është duke e përdorur internetin. Sidoqoftë, numri i njerëzve online tejkalohet nga numri i gjërave. Cisco vlerëson që interneti tashmë ka 10 miliardë pajisje të lidhura dhe pritet të arrijë 50 miliardë deri në vitin 2020. (PCWorld Albanian)
No comments :
Post a Comment