A e mbani mend Facebook-un kur ishte i thjeshtë? Nuk kishte furnizues me përditësime, nuk kishte kërkesa për FarmVille, as ndonjë shkelje masive të privatësisë – ishte një vend i mirë për të gjithë shokët tuaj dhe për informacionet e tyre bazike. Falë një zhvilluesi nga Hamburgu, ju më në fund mund ta riktheni Facebook-un e vjetër.
Max Friedrich së fundi publikoi këtë trik në shfletues që thjesht e largon furnizuesin me përditësime nga profili juaj në Facebook. CSS-in të cilin ai e postoi në GitHub është dizajnuar për Safari, por nëse jeni përdorues i shfletuesit Chrome, ju thjesht mund ta shihni këtë shtojcë. Pasi ta instaloni, juve madje nuk do të ju rikujtohet më se sa e bezdisshme ishte jeta me furnizuesin me përditësime.
Trik shtesë: Nëse jeni person që dëshiron të marrë informacione (dhe një përdorues i shfletuesit Chrome), ju thjesht mund të fshihni kolonat majtas edhe djathtas në mënyrë që të shihni vetëm furnizuesin me përditësime duke instaluar AdBlock dhe më pas duke e vendosur këtë copë të kodit në kutinë e posaçme të filtrimit:
##*#leftCol ##*#rightCol
Vetëm shkoni tek AdBlock Options dhe më pas tek tabi Customize.
(PCWorld Albanian)
No comments :
Post a Comment