Për ta kënaqur në njëfarë mënyre Moskën, Mumbai doli të ishte si vendi më i keq në përgjithësi, duke shënuar poenë pozitivë në vetëm pastërtinë e rrugëve dhe në lehtësinë për t’u gjetur në qytet.
Mund të ketë pasur rol dominant në këtë histori edhe politika botërore, por Moska është votuar si vendi më i keq në botë për vizitorët.
Vizitorët që planifikojnë të pushojnë në kryeqytetin rus duhet të presin që vendasit të jenë jomiqësorë, hotelet të jenë të tmerrshme, të ketë mungesë të dyqaneve dhe çmime shumë të larta.
Sipas sondazhit vjetor të Qyteteve nga “TripAdvisor”, e cila mbledh mendime nga mbi 54,000 udhëtarë për 37 destinacionet turistike urbane në botë, Moska është pozicionuar në vendin e fundit në garën ku ishin të përfshira pesë kategori, transmeton Koha.net.
Ndonëse në kategorinë “përvoja më e mirë në përgjithësi”, Moska doli në vendin e tretë nga fundi, ky qytet u pozicionua në të dytin nga fundi për miqësi familjare, restorante dhe shoping, ndërsa ka zënë vendin e fundit për ndihmë nga vendasit, për shërbimet taksi dhe për shoferët, për vlerën e parasë dhe për hotelet.
Për ta kënaqur në njëfarë mënyre Moskën, Mumbai doli të ishte si vendi më i keq në përgjithësi, duke shënuar poenë pozitivë në vetëm pastërtinë e rrugëve dhe në lehtësinë për t’u gjetur në qytet.
Vendi i dytë nga fundi është qyteti piktoresk i Punta Cana në Republikën Domenikane, që dyshohet se nuk ka diçka tjetër përveç admirimit të pamjeve të këtij vendi.
Sondazhi gjithashtu ka radhitur edhe qytetet që kanë dalë në vendin e parë për secilën kategori, ku Tokio doli të jetë destinacioni më i mirë për turistët në përgjithësi.
Londra u radhit në vendin e 11-të në përgjithësi, ndërsa në vendin e dytë për jetë të natës dhe vendin e tretë për shopping, duke mbetur prapa New Yorkut dhe Dubait.
Performanca më e keqe për Londrën ka qenë ajo e vlerës së parasë, duke u radhitur në vendin e 34-të për sa i përket shtrirjes së funtës angleze.
Qytete tjera të radhitura lart në këtë sondazh është edhe Singapori, Roma dhe Dubai.
Burimi: YllPress
No comments :
Post a Comment