Kikirikët përshtaten mirë me ëmbëlsirë, janë të përsosur derisa shikoni në film, por kikirikët munden edhe më shumë. Ja gjashtë nga arsyet pse duhet t’i konsumoni dhe ta kuptoni se cilat janë vetitë ushqyese të kikirikëve.
•Ul kolesterolin. Edhe pse u takon ushqimeve që përmbajnë sasi të lartë të yndyrës dhe kalorive, studime të shumta kanë treguar se kikirikët në fakt mund të ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, të ulin kolesterolin dhe trigliceridet, madje këtë pa shtuar fare peshën trupore.
•Rregullon sasinë e sheqerit në gjak. Hulumtimi i bërë në revistën shkencore “British Journal of Nutrition” ka treguar se gjalpi nga kikirikët mund që gjatë gjithë ditës ta mbajnë stabil sasinë e sheqerit në gjak, sidomos nëse i keni konsumuar herët në mëngjes. Ky efekt pozitiv nuk do të mungojë edhe më vonë gjatë ditës të konsumoni drekë të pasur me karbohidrate.
•Zvogëlon oreksin. Hulumtimi i lartpërmendur ka vërtetuar se kikirikët po ashtu ndikojnë në zvogëlimin e oreksit, si dhe ndikon në sekretimin e hormoneve PYY, të cilat shkaktojnë ndjenjën e të qenit të ngopur.
•Përmban yndyrat e ‘mira’. Pos se në mënyrë pozitive ndikon në humbjen e kilogramëve shtesë, kikirikët janë ushqim i pasur me të ashtuquajturat yndyra të ‘mira’, që pozitivisht ndikojnë në shëndetin e zemrës, por edhe të shëndetit në përgjithësi.
•Shton përqendrimin, si dhe aftësinë e të mbajturit mend. Kikirikët përmbajnë shumë vitamina B3, niacinë, që pos se është i njohur nga efekti i saj shërues, duke ndihmuar funksionimin normal të trurit, si dhe shton aftësinë e të mbajturit në mend, përkatësisht memories.
•Përmban lëndë shëruese. Në secilën kokërr të kikirikëve gjenden shumë përbërës ushqyes, të cilët ndikojnë pozitivisht në imunitetin tuaj, si dhe në shëndetin në përgjithësi. Kikirikët përmbajnë përbërës unikë bioaktivë, të cilët ndikojnë si antioksidues, si dhe ndikojnë në mënyrë parandaluese për shumë sëmundje. Është i pasur me vitamina B1 dhe B3, E, magnez, zink, hekur, kalcium, mangan./Indeksonline/
No comments :
Post a Comment