facebookgoogle plusrss feedmesazh

31 May 2014

Numri i sulmeve kibernetike në SHBA vazhdon të rritet

Nga rezultatet e një sondazhi të bërë ditëve të fundit me rreth 500 drejtues të bizneseve amerikane, rezulton se numri i krimeve kibernetike online ka ardhur duke u shtuar. Këto sulme përfshijnë ndërhyrjen në një kompjuter personal dhe vjedhjen e informacioneve të përdoruesve.

Bëhet e ditur se piratët e internetit janë aq të aftë sa të futen edhe në sistemet e programeve të cilat përpiqen që ti identifikojnë ata. Peticioni është sponsorizuar nga firma PWC, nga shërbimi i fshehtë amerikan si dhe Universiteti i Inxhinierisë për Programet Kompjuterike.

Nga ky peticion sugjerohet që qeveria dhe kompani të ndryshme duhet të marrin masa për të rritur akoma më shume mbrojtjen nga pirateria e cila ditët e sotme ka arritur në një nivel aq të lartë sa është gati e pakapshme. Në 28% të rasteve të sulmeve kibernetike nëpër biznese, kanë qenë nga vetë punonjësit e biznesit ose nga punonjës të cilët janë pushuar nga puna. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment