Shkenctarët kanë gjetur arsyen se pse fibrat janë ushqime mrekullibërëse. Ato përmbajnë një molekulë që ul oreksin e quajtur acetat.
Shkenctarët kanë zbuluar se acetate lirohet kur fibrat treten në zorrë dhe në momentin që lirohet i jepet sinjal trurit që jemi ngopur
Fibrat njihen moti si ushqime që ngopin apetitin tone dhe na mbajnë të ngopur për kohë më të gjatë por hulumtimet e mëhershme supozonin se arsyeja kishte qenë se ajo tretet më ngadalë prandaj ngopemi.
Por ky hulumtim i ri i publikuar në revistën “Nature Communications”tregon se acetate i liruar kur tretim ushqim ul apetitin.. Të ushqyerit me fibra në ushqimet si në arra, mielli të tërshërës, fasule, thjerrëza, molla dhe boronica ndihmon që të ngopemi dhe të arrimë ta menaxhojmë peshën tonë.
Burimi: BotaSot
No comments :
Post a Comment