facebookgoogle plusrss feedmesazh

27 May 2014

Rodriguez nuk ndalet, padi ndaj “Google” dhe “Yahoo”

Fotot që ka realizuar modelja argjentinase Belen Rodriguez, duket se po i shkatërojnë jetën personale, e mbi të gjitha imazhin e saj. Ajo nuk ka ndërmend të ndalet me paditë e saj kundrejt “Google” dhe “Yahoo”. 

Modelja ka zgjedhur rrugën e ligjit, ndërsa ka drejtuar tani padinë e saj në Gjykatën e Lartë të vendit. Në një deklaratë të dhënë disa ditë më parë për CNN, ajo ka deklaruar se nuk mund të lejojë imazhet e saj të shfaqen në faqet pornografike e të qarkullojnë në internet. 

Padinë e saj të parë kundër “Google” dhe “Yahoo” e ka ngritur në vitin 2010, nga e cila fitoi një shumë prej 15.000$, por që i'u reduktua më pas. Raportohet se pas seancës së disa ditëve më parë, Gjykata e Lartë do të japë verdiktin përfundimtar javën e ardhshme. 

Në rrjete të ndryshme sociale, Belen është një ndër femrat më seksi dhe më të klikuara, ndërsa paparacët e ndjekin kudo. /albeu.com/

No comments :

Post a Comment