Edhe pak kohë iu ishte dashur punëtorëve që ta përfundonin një ndërtesë në Asan të Koresë së Jugut, por puna është ndërprerë, pasi objekti është “përkulur”.
Ndërtesa e papërfunduar shtatëkatëshe ka shkaktuar gjendje alarmante tek inxhinierët, pasi është përkulur për 20 shkallë.
Ndërtimi ka filluar në verën e vitit të kaluar dhe është dashur të përfundonte kah fundi i këtij muaji.
Natyrisht, askush nuk jeton në atë ndërtesë fati i të cilës tashmë nuk dihet. Përkulja ka filluar mëngjesin e të hënës dhe fatmirësisht askush nuk është lënduar.
Rreth objektit është caktuar zona e sigurisë në rast se vjen deri te shembja e plotë e saj.
/Telegrafi/
No comments :
Post a Comment