facebookgoogle plusrss feedmesazh

07 June 2014

George Clooney, kandidat i ardhshëm për postin e Guvernatorit në Kaliforni

George Clooney mund të jetë një nga kandidatët për Guvernator në Kaliforni. Sipas disa sajtesh informacioni amerikane thuhet se demokratët e Golden State i kanë vënë syrin aktorit dhe regjisorit me disa çmime Oscar, i cili është i interesuar mbi këtë ofertë interesante.

Clooney do të ketë si rivalë personazhe të tjerë shuam të njohur. Edhe dy aktorë të tjerë, të dy republikanë, kanë qenë më parë në drejtim të Kalifornisë. Ata janë Arnold Schwarzenegger e Ronald Reagan.

“Ata janë duke kërkuar një person të suksesshëm, i cili do të mund ta zëvendësojë me dinjitet guvernatorin aktual, Jerry Brown”, ka shpjeguar një person i informuar më së miri, i cili ka shtuar se George Clooney, kohët e fundit ka lënë impenjimin e tij si ambasador i Kombeve të Bashkuara, për t’iu dedikuar një “bamirësie” personale, mbi të cilën është i interesuar.

“Clooney ka gjithçka. Është një div i kinemasë, ka pamje të mirë dhe njohuri sociale të cilat i ka vënë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore. Demokratët janë tejet të lumtur për këtë si kandidat dhe shpresojnë të kenë sukses gjatë zgjedhjeve të ardhshme për Guvernatorin e ri të Kalifornisë”, ka thënë burimi.

No comments :

Post a Comment