facebookgoogle plusrss feedmesazh

07 June 2014

“Selfie” zbulon hajdutin e telefonit

“Selfie-t” janë zakonisht argëtuese, por ka raste që një foto e tillë të ndihmon të kapësh dhe një hajdut.

Më 23 maj, Edel Nieto-Venzant ndodhej në një pikë karburanti dhe në momentin që del nga makina, dikush futet në automjetin e tij. Kur rikthehet aty telefoni i tij nuk ishte më.
Policia në Hillsborough, ka bërë të ditur që Edgar Hernandez-Santos, është hajduti i cili vodhi telefonin. Por e bukura nuk qëndron këtu. Telefoni ishte me kod, dhe pas tri përpjekjeve të dështuara për fjalëkalimin, një aplikacion i instaluar në telefon automatikisht i bën një foto hajdutit dhe menjëherë ajo dërgohet në email-in e viktimës, bashkë me vendndodhjen e telefonit.

Tashmë për detektivët ishte e lehtë të identifikonin 38-vjeçarin Edgar Hernandez-Santos, i cili pranoi se kishte kryer vjedhjen dhe u arrestua për vjedhje. Ai tashmë ndodhet në burgun e Orient Road. Ndërkohë telefoni i është kthyer pronarit si në gjendjen e mëparshme.

No comments :

Post a Comment