facebookgoogle plusrss feedmesazh

07 June 2014

Instagram jashtë funksionit për disa orë si rezultat i problemeve me serverin

Pas dy orësh ndërprerje totale mesa duket shërbimi Instagram është rikthyer gradualisht në shumë vende të Amerikës. Rreth orë 8:58 PM me orën amerikane, filluan të shfaqeshin probleme për përdoruesit e shërbimit.

Nuk ka akoma asnjë informacion nga Instagram, por aplikacioni i imazheve ka larguar një cicërimë që njoftonte rreth problemeve të shërbimit, dhe kjo duhet të sinjalizonte që problemet janë zgjidhur. Nëse ju kishit ndërmend të ndani foto mbrëmjen e ditën se premte në Instagram me miqtë tuaj, me patjetër duhet të jeni të zhgënjyer. Aplikacioni në pronësi të Facebook-ut ishte jashtë funksionit për disa njerëz, por disa përdorues kanë se gjërat po funksionin normalisht.

Ne jemi në dijeni të një problemi me serverin që ka prekur disa përdorues dhe jemi duke punuar për një zgjidhje të tij. Faleminderit për durimin tuaj!

- Instagram (@instagram) 7 qershor 2014

Shërbimet monitoruese të palëve të treta si Down Detector bën më dije se ky mosfunksionim i shërbimit filloi rreth orës 04:00 të mëngjesit me orën e Tiranës rezultoi të zgjaste pak kohë. Shumë përdorues mund të kenë parë në aplikacionin e tyre një mesazh ku thuhej “503 Service Unavailable”. Ky problem rezulton të ketë prekur vetëm përdoruesit e aplikacionit mobil ngaqë uebsiti funksiononte duke ju lejuar vetëm të shikonit imazhet.

Nuk ka asnjë lajm nga Instagrami në lidhje me ndonjë shpjegim se çfarë e shkaktoi problemin, ndërsa pritet në orët në vazhdim të zbulohen detajet. Facebook e ka blerë Instagram për 1 miliard dollarë në vitin 2012. Tashmë ka më shumë se 200 milion përdorues aktivë në muaj dhe më shumë se 20 miliardë imazhe janë ndarë në këtë shërbim. Një tjetër problem madhor i Instagram-it ndodhi në muajin prill. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment