Vaji i kokosit ndikon pozitivisht në funksionimin e organizmit, ku efekti i parë është se çliron stresin.
Por si mund të arrihet kjo? Mjafton duke bërë një masazh të lehtë tek tëmthat dhe koka në formë rrethore, çlodh trurin dhe ul gjendjen e stresit.
Po ashtu vaji i kokosit përmirëson tretjen, ku yndyrat e pangopura të këtij vaji, kanë cilësi anti-bakteriale të cilat ndihmojnë stomakun dhe zorrët të mbrohen nga parazitët e kërpudhat, të cilat shkaktojnë tretje te ngadaltë dhe probleme të tjera. Ky vaj e ndihmon organizmin të përfitojë më mirë edhe vitaminat, amoniacidet, mineralet e ushqimeve të tjera, duke ju bërë më të shëndetshëm.
Vaji i kokosit rregullon funksionin e tiroides dhe ngre nivelin e energjive, ndihmon ata që merren me fitness edhe për shtimin e muskujve. Mrekullitë nuk kanë fund pasi ka një efekt edhe tek nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.
Burimi: InfoGlobi
No comments :
Post a Comment