A ju ka rastisur ndonjëherë të bëheni xheloz ose dyshues mbi mesazhet dhe telefonatat që kryen partneri juaj nëpërmjet telefonit të tij inteligjent? Tashmë ka një zgjidhje nëpërmjet aplikacionit mCouple, i cili është konsideruar si “aplikacioni më i fundit për spiunim”.
mCouple ju lejon të kontrolloni çdo veprim që partneri juaj bën në pajisjen e tij inteligjente duke shfaqur mesazhet, kontaktet, historinë e telefonatave dhe bisedat në Facebook. Ky aplikacion funksionon në kohë reale, gjë e cila do të thotë që të dy partnerët do të jenë në dijeni për çdo veprim që kryejnë në smartfonin e tyre.
mCouple është në gjendje të shfaqë edhe koordinatat e vendndodhjes së telefonit të partnerit tuaj nëpërmjet sistemit GPS, kështu ju do të jeni të informuar mbi vendndodhjen e tij/saj. Partnerët duhet të bien dakord në instalimin e këtij aplikacioni, megjithatë ekziston edhe mënyra tjetër e instalimit fshehtas, pasi mCouple nuk shfaqet në listën e aplikacioneve të instaluara.
Burimi: PortAlb
No comments :
Post a Comment