facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 July 2014

LG G3 'mbijeton' nën ujë për 2 orë [VIDEO]

Në një video, e cila u postua në internet tregohet një telefon LG G3, i cili “mbijeton” nën ujë për dy orë rresht.
Në momentin që telefoni u nxor nga uji ai ishte funksional dhe operonte në parametra optimal. Prodhuesit e LG G3 nuk kanë dëshiruar që të integrojnë në këtë telefon certifikatën IP. 

Sipas tyre kjo certifikatë do ta bënte telefonin më të dobët ndaj ujit dhe do të sillte vështirësi në lidhje me rrjetin dhe përdorimin e tij.

Kompania LG kur ka lançuar telefonin G3 nuk ka dhënë ndonjë specifikë për “forcën” që duron ky telefon në momentin që përplaset me ujin. Disa nga personat, të cilët panë videon shprehen se rezultatet nuk do të ishin të njëjta nëse telefoni do të ishte përplasur me forcë në ujë. 

Megjithatë, kjo video ju tregon se ky telefon është shumë i fortë dhe është i mbrojtur deri në një shkallë të caktuar kundrejt pluhurit dhe ujit. 



Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment