facebookgoogle plusrss feedmesazh

29 May 2013

Gafa - Samsung Prezenton 'Galaxy S4 Mini'

Pak ditë nga hedhja në treg e Galaxy S4, Samsung zbardh edhe detajet e Samsung Galaxy S4 Mini dhe gjithcka falë një gafe, që më vonë vetë kompania koreano-jugore e ka parë të paarsyeshme për ta korigjuar. Në fakt, nuk ka ende asnjë datë zyrtare dhe asnjë të dhënë për Galaxy S4 Mini, por në faqen zyrtare të kompanisë janë hedhur imazhet e dy produkteve të reja, Mini, GT-i9191 dhe SGH-I257, transmeton TCH.
Imazhet e hedhura në internet shoqërohen edhe me të dhënat përkatëse, madhësinë e ekranit, procesori, sistemi i operimit e deri tek aplikacionet e përshtatëshme për këto produkte.

Galaxy S4 Mini modeli 3G
Ekran: 4.3 polësh,
Procesor: 1.6 Ghz dual-core,
Ram  1 GB.
SIM: Duo

Galaxy S4 Mini modeli LTE  (Teknologjia 4G)
Ekran: 4.3 polësh,
Procesor: 1.6 Ghz dual-core,
Ram  2 GB.
SIM: Duo

Ky smartphone ofrohet në dy ngjyra:
Të bardhë dhe Të zezë.

Dalja e tij në treg ende nuk dihet, por në formet teknologjike në internet përflitet për në fillim të muajit korrik, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar edhe cmimi me të cilin do dalë.


No comments :

Post a Comment