Android ka grabitur 51.7 për qind të tregut amerikan në shitjeve e telefonave intelegjentë gjatë periudhës tre-mujore e cila ka përfunduar në prill. Ndërkohë Apple ka zënë vendin e dytë me 41.4 për qind duke u ndjekur nga Microsoft me 5.6 për qind.
Të dhënat vijnë nga kompania Kantar Worldpanel, e cila ka publikuar rezultatet e kërkimit në ueb faqen e saj. Sipas kompanisë, progresi i vogël dhe i ngadaltë i Microsoft është për tu marrë parasysh pasi që pajisjet Windows po marrin gjithnjë e më shumë famë në tregun amerikan.
Pajisjet Nokia Lumia janë ndër faktorët kryesor e suksesit në rritje të telefonëve Windows, në periudhën tre-mujore. Megjithatë, në muajt e ardhshëm, Microsoft do të përballet edhe me konkurrentin e ri në treg, BlackBerry.
Pajisjet e kompanisë kanadeze sapo kanë filluar të hyjnë në treg, kështu që duhet të presim të shohim pozicionet e ardhshme të kompanive gjatë ditëve në vijim.
No comments :
Post a Comment