facebookgoogle plusrss feedmesazh

03 June 2013

Angelina - Dalja e parë publike pas operacionit

Angelina Jolie ka thënë se ndihet “shumë mirë” dhe se është prekur jashtë mase nga mbështetja e publikut pasi iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të një kanceri në gji.

Aktorja hollivudiane, duke folur para premierës së filmit ‘World War Z’ në Londër, deklaroi se është krenare që zgjedhja e saj ka çuar në lindjen e një debati publik.


"Pasi humba nënën time për një sëmundje të tillë, jam shumë e lumtur që është hapur një debat", tha Jolie.

Sipas Jolie, tashmë rreziku që t’i zhvillohet kanceri në gji është ulur në 5%. Më parë, mjekët kishin dhënë 87% mundësi për një kancer dhe kjo gjë detyroi bashkëshorten e Brad Pitt t’i nënshtrohej mastektomisë.

No comments :

Post a Comment