facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 July 2013

Ushqimet që përshpejtojnë metabolizmin

Ushqimet e caktuara përmirësojnë djegien e shtresave te yndyrshme ashtu që vërtet mund të shpenzoni kaloritë ndërsa jeni duke u përtypur. Ja cilat ushqimet janë të shkëlqyeshme për metabolizmin tuaj:


Drithërat integrale – Trupi juaj shpenzon dyfish më shumë kalori për dekompozimin e ushqimit të plotë (veçanërisht të atij të pasur me fibra siç janë fibrat e tërshërës dhe orizi integral) në krahasim me ushqimet e përpunuara.

Proteinat – Është dëshmuar që përmirësojnë djegien e yndyrave. Për shembull nga 300 kcal të pranishme në gjoksin e pulës, rreth 90 kcal shpenzohet për dekompozimin e tyre.

Produktet e qumështit me pak yndyrë – Te pasura me kalcium dhe vitamine D, ndihmojnë ruajtjen dhe ndërtimin e masës muskulore e cila është e rëndësishme për ruajtjen e metabolizmit të fortë. Trupi me shpejt shpenzon yndyrat nëse fiton sasinë e nevojshme te kalciumit, prandaj mos shmangni djathin, kosin dhe produktet e tjera të qumështit.

Çaji i gjelbër – Disa filxhane çaji të gjelbër në ditë ndihmon përshpejtimin e metabolizmit dhe shpenzimin deri të 80-100 kalori më shumë, përveç asaj që përmban edhe shumë antioksidante të shëndetshëm.

Specat djegës – Shpejtojnë punën e zemrës dhe ngrohin trupin tuaj sapo ai të shkrije kaloritë shtesë. Mund t’i konsumoni të pagatuar, të zier, të thatë apo në pluhur. Prandaj shtoni pak me shumë djegës në supa, mish dhe salca, sepse sa me djegës që janë, janë me efikas.

Kafja – Kalorike e bëjnë vetëm shtesat e sheqerit, shllakut apo kremit. Kafja e zakonshme e thjeshtë është pa yndyrë, i jep energji organizmit dhe i kontribuon shpenzimit të kalorive.

Burimi: KosovaSot

No comments :

Post a Comment