Word Lens kishte impresionuar të gjithë kur kishte debutuar në vitin 2010, me teknologjinë e saj që mund të përkthejë tekste nga shenjat të cilat ju mund ti kapni me kamerën e telefonit tuaj, dhe këtë madje mund ta bëjë automatikisht.
Tani , krijuesi i aplikacionit, kompania Quest Visual është blerë nga Google.
Me këtë blerje, Google e merr me vete edhe teknologjinë e Quest Visual, të cilën besohet se do ta inkorporojë në shërbimin e saj të përkthimit Google Translate në të ardhmen e afërt, thuhet në njoftimin e Quest Visual.
Aktualisht, Quest Visual do të mundësojë përdorimin e aplikacioneve të saj në Google Glass, Google Play dhe App Store të Apple, për një kohë të caktuar.
Word Lens për Google Glass sapo është përditësuar për platformën e njohjes së fytyrës, edhe pse Google se është më e interesuar që aplikacionin ta integrojë në Google Translate.
/Telegrafi/
No comments :
Post a Comment