Në New York u shfaq mbrëmjen e datës 1 Nëntor filmi “Mikey Boy” dhe gazeta amerikane “Daily News” i ka kushtuar kësaj premiere një artikull, pasi filmi është një komedi shqiptare.
E përditshmja raporton se filmi është realizuar nga Mikel Dusi, i cili është dhe protagonist i pelikules.
Aktori me origjinë shqiptare, shkruan “Daily News”, ka interpretuar kështu në një film gjysmë autobiografik, ku tregon vullnetin dhe talentin që e shndërroi atë në një nga picierët më të njohur shqiptaro-amerikanë.
“Mikey Boy”, sipas gazetës duket se ka tërhequr vëmendjen e komunitetit të shqiptarëve të amerikës, të cilët presin me padurim premierën e tij.
Vetë Mikel Dusi shprehet për gazetën se, që i vogël ka ndihmuar prinderit e tij që kishin hapur në Queens të Nju Jorkut një piceri.
Për filmin ka shkruar edhe Huffington Post, e cila e krahason këtë prodhim me “My Big Fat Greek Weeding” për shkak të traditave dhe humorit që bëhet me to në të dyja rastet.
Tek “Mikey Boy” siç shfaqet edhe nga traileri i filmit evidentohen momente komike me muzikë tradicionale shqiptare apo personazhe të etiketuar si “nusja shqiptare”.
Sipas Dusit, filmi përpiqet të nxjerrë në pah elementë pozitivë të shqiptarëve, pasi në përgjithësi filmat e realizuar nga të huajt për Shqipërinë, si “Taken” kanë errësuar imazhin.
Në shkrimin e “Daily News” Mikel Dusi shfaqet në një fotografi edhe me presidentin e Republikës Bujar Nishani. B.S
Burimi: BotaSot
No comments :
Post a Comment