Yjet janë gati, pasi sot në Vizion Plus nis sezoni i katërt i valëzimit me ta! Prodhimi me patentë të rrjetit prestigjioz BBC, starton këtë të hënë në orën 21:00 nga teatri që tashmë është pagëzuar si skena e yjeve.
“Dancing with the Stars Albania”, edhe këtë sezon do të ketë 12 konkurrente vip, të cilët do të shoqërohen në performancat e tyre nga balerinët profesioniste.
Jonida Maliqi dhe Armina Mevlani, të cilave iu është besuar prezantimi i spektaklit rrëfejnë nisjen e kësaj eksperience të re.
Si gjithmonë, kjo skenë do të shndërrohet në pasarelën e disa prej disiplinave më të njohura të kërcimit, duke nisur nga më klasiket e deri tek ato moderne, të gjitha nën koreografinë e Enada Hoxhës.
Produksioni i Holta Dulakut, me regjinë e Bledar Linzes, kostumet e Ardi Asllanit dhe skenar të Zefina Hasanait, për 12 jave premton surpriza. Ndërsa kur flitet për eliminimet juria e Ilir Shaqirit, Alfred Kaçinarit, Iva Tiços dhe Ema Andreas do të japë verdiktin, puntatë pas puntate!
Burimi: vizionplus.tv
Miriam Cani: Pse u largova nga "Dancing With The Stars 4"
No comments :
Post a Comment