U godit me mospjesëmarrjen e saj në “Miss Universe” për shkak se Rusia popullin prej nga vjen, nuk e ka në qejf. Por “Miss Universe Kosova” tashmë ka fituar një çmim mjaft të rëndësishëm për karrierën që ka nis.
Mirjeta Shala ka nënshkruar kontratë me njeriun më të madh në botën e modelimit, biznesmenin amerikan Donald Tramp. Vargut të vajzave që Tump ka në shtëpinë e tij të modelimit i është shtuar edhe vajza nga Kosova e cila tashmë mund të thuhet se ka prekur ëndrrën e saj.
Për nënshkrimin e kontratës ka treguar fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, ndërsa përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka uruar “Miss Kosovën”. “Congrats to miss kosovo signing with trump models”, kishte shkruar fotografi përbri disa fotografive që i ka bërë pak kohë më parë bukuroshes Shala.
Burimi: Zeri
No comments :
Post a Comment