Blej sigurtë dhe lirë

06 January 2014

Apple sjell iPhone-in me ekran 4.7 inç?!

Ditëve të fundit ka filluar të flitet për dy produkte të reja nga Apple. Sipas raporteve të mediave të huaja, thuhet se Apple po planifikon të lansojë dy versione të ndryshme të iPhone-ave këtë vit, të dy me madhësi të ndryshme të ekranit. 

Sikurse edhe herën e fundit, Apple planifikon t’i lansojë këto dy produkte në po të njëjtën ditë, e që me gjasë kjo do të ndodhë në çerekun e tretë të këtij viti, kur Apple iPhone 6 pritet të lansohet. Njëri model mendohet se do të ketë ekran prej 4.7 inç, ndërsa tjeri është pak më i madh, 5.7 inç, dhe që hyn automatikisht në kategorinë e phabletëve.

Tani mediat raportojnë për disa të reja rreth këtyre modeleve. Një raport i ri nga Japonia thotë se të dy modelet nuk do të lansohen në të njëjtën kohë, si dhe nuk konsiderohen si variante të Apple iPhone 6. Sipas këtyre informatave të reja, thuhet se iPhone 5.7 inç do të jetë një seri krejtësisht e re. 

Por, kjo është pjesa më e mirë e thashethemit. Phableti iPhone do të lansohet në maj, ndërsa iPhone 6 do të lansohet dikur kah muaji shtator.

Apple iPhone me ekran të madh me gjasë do të ketë procesorin A7 sikurse edhe Apple iPhone 5s, Apple iPad Air dhe Apple iPad mini me ekranin Retina. 

No comments :

Post a Comment