facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

06 January 2014

Zbulimi numër 1 i vitit 2013: Terapia imunologjike e kancerit

Zbulimi më i rëndësishëm i 2013-ës ka qenë terapia imunologjike kundër kancerit. Shumë specialistë thonë se këtu kemi të bëjmë me lindjen e një paradigme të re në trajtimin e kancerit.
Gjatë vitit që kemi lënë pas në botë janë bërë disa zbulime shkencore me rëndësi. Siç ka publikuar revista shkencore “Science”, zbulimi më i rëndësishëm i 2013-ës ka qenë terapia imunologjike kundër kancerit.
Kjo është e arritura e vitit, shkruan revista në fjalë. Ky zbulim ka mundësuar që imuniteti i pacientëve me kancer të forcohet në atë masë që të identifikojë qelizat e sëmura dhe t`i shkatërrojë ato në mënyrë të specifikuar. umori Me këtë është arritur për herë të parë që tumori të mos goditet në mënyrë të drejtpërdrejtë me substanca kimike ose me rrezatim.
Janë një numër studimesh, që, sipas revistës “Science” e konfirmojnë suksesin e arritur.
Metoda e re deri më tash është treguar e suksesshme te disa lloje të kancerit dhe për një numër pacientësh. Për këtë arsye, siç thotë njëri nga drejtuesit e revistës *Science” nuk është mirë të brehen ekzagjerime.
Por, megjithatë, vazhdon revista, shumë specialistë të kancerit janë të bindur se këtu kemi të bëjmë me lindjen e një paradigme të re në trajtimin e kancerit.
Zbulim tjetër po ashtu me peshë, që u bë gjatë vitit të kaluar është kultivimi i një “mini-truri” artificial të njeriut. Por shkencëtarë të tjerë kanë arritur gjatë vitit 2013 të kultivojnë gjithashtu me metoda të ngjashme edhe mëlçitë dhe veshkat artificiale.
Ndërsa suksesi tjetër i madh ka qenë klonimi i një qelize të trupit të njeriut dhe krijimi i një embrioni nga ajo.
Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment