facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 January 2014

Grinduni, se ju ben mire!

Që martesa nuk është e bazuar vetëm në dashuri këtë e kanë të qartë, edhe romantikët më të mëdhenj. Prej fijeve plot ngjyra e deri tek ato të padukshmet ndërtohet “petku martesor” dhe vetëm prej kujdesit të dyanshëm varet ajo nëse ajo do të vazhdojë apo do të ndërpritet në mes. Njëra prej problematikave kryesore është edhe natyra e lidhjes martesore.
Më konkretisht fjala është për të ashtuquajturat martesa të stilit “Zoti i shtëpisë jam unë” apo ato të bashkësive të barabarta.

Në këtë kontekst përveç në rastet e despotizmit martesor, është e natyrshme që njëri nga partnerët të mbajë në dorë frerët dhe të sjellë vendime me rëndësi jetike për veten dhe partnerin. Nëse është fjala për lidhjen në martesë të dy personave me natyrë dominante, ai do të funksionojë ashtu që partnerët përherë do të tentojnë ta marrin rolin udhëheqës për vete, qoftë kjo në mënyrë direkte apo indirekte. Thënë më globalisht lidhja e dy personave me ambicie dominuese paraqet pothuaj se përherë lidhje të keqe.

Por ekzistojnë edhe persona që nuk dëshirojnë për asnjë moment të jenë dominues dhe përherë i ikin kësaj, kurse në anën tjetër partneri i cili përherë është dashur të sjellë vendime jetike, një ditë thjesht mund të deklaroj se nuk dëshiron më ta luaj atë rol dhe përherë të mbaj përgjegjësi. Rastet e tilla paraqiten, sidomos atëherë kur pasiviteti i partnerit tjetër kalon në forma të depresionit dhe tek partneri dominues akumulohet pakënaqësia dhe dëshira për ndërrim.

E tërë kjo manifestohet më lënien pas dore të rolit që më herët ka pasur në lidhje. Në këso raste psikoterapia është e domosdoshme për të dy partnerët ose martesa është paraprakisht e përcaktuar për dështim. Me atë rast fitojmë dy persona diametralisht më bindje të fituara të kundërta, që të dy të përvuajtur në vetvete.

Grindjet në çift
Grindjet janë pasojë e moskuptimit, por edhe janë të mirëpritura në lidhje. Grindja paraqet, në shumicën e rasteve, një dukuri konstruktive dhe të mirë për martesën. Kur në lidhje nuk ka grindje, atëherë, kjo është shenjë se e tëra zhvillohet në një sistem autoritar, ku njëri partner i dëgjon dhe i zbaton urdhrat e tjetrit. Më konkretisht pa grindje të vogla dhe ndonjëherë edhe të mëdha nuk ka martesë reale. Një gjë e tillë thjesht është fiziologjikisht e kushtëzuar dhe nuk është mirë që për gjithçka partnerët të kanë mendime të njëjta.

Kur dy persona gjejnë njëri-tjetrin
Teoria e plotësimit, pra të qenit çift, shpeshherë kundërshtohet dhe nga faktet që shumë persona mund të kenë parë dikë dhe për shkak të aftësisë së tij të kujtesës, apo të gjendjes së tij emocionale, ai e “kyç” atë deri në momentin në fjalë. Të jetë e vërtetë? Nëse bëhet fjalë për ata persona “kujtesa” e të cilëve është “shumë e mirë”, atëherë kjo teori bie.

Çfarë mund të jenë vallë këto ndjesi në të cilat personi ndihet krejtësisht i hutuar, i shpërqendruar, i emocionuar dhe shpesh drithërima të vazhdueshme përshkojnë trupin ndërsa është në pamje vizive apo në afërsi të personit në fjalë? Përse pikërisht ky person dhe jo një tjetër që është më tej? Përse sot dhe jo një ditë tjetër? Përse në atë moment dhe jo në një moment tjetër? Përse në atë vend, atë çast, atë ditë? Astrologët do të thonë se yjet janë pozicionuar në një trajektore të tillë që kanë krijuar momentin ideal që këta dy persona të gjenin njëri-tjetrin.

Kur zhduket xhelozia dhe dyshimi
Gjithçka është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët e tyre shpesh janë “tepër të pabindshme” për dikë, i cili nuk beson tek fati, nuk beson në Zot, nuk beson në fenomene hyjnore, apo të pashpjegueshme. Njeriu është qenia me e “pabindur”, që duke u mbështetur në kapacitetin e tij të të konceptuarit të gjërave, dyshon në çdo gjë që thuhet apo shkruhet.

Ndonjëherë themi “Përse duhet të besoj në teori të tilla, përse duhet të mendoj se për mua qenka e shkruar që do të lidhem me dikë dhe që ai/ajo plotëson boshllëkun tim?” Pyetje kjo që e gjen përgjigjen në gjithsecilin prej jush. Jam e lumtur, mund të thotë dikush, kam gjetur personin ideal për mua, kam gjetur zemrën apo shpirtin tim, jam pranë partnerit të jetës. Po nëse është kjo gjë e vërtetë, nëse vërtet ke gjetur shpirtin tënd binjak, atëherë përse gjithë ai dyshim në zemrën e tuaj? Në momentin e përputhjes me partnerin e duhur çdo ndjenjë e tillë zhduket.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment