100 mijë gjësende i kanë harruar zviceranët gjatë 2013-ës në trena dhe stacionet tjera nëpër ZvicërÇanta , valixhe, rroba dhe pajisje elektrike janë grumbulluar në bodrumin e “Fundsachenverkauf.ch” në Cyrih. Bëhet fjalë për gjësende që janë harruar nëpër trena dhe autobusë të postës dhe në stacione hekurudhash dhe aeroporte.
Janë rreth 98'800 gjësende që janë harruar dhe janë mbledhur vitin e kaluar vetëm nga SBB. Varësisht nga vlera e tyre pronarët kanë vetëm e tre muaj kohë për t’i marrë gjësendet e harruara.
Më së shumti humbin rrobat. Menjëherë pas kësaj vijnë telefonat iPhone. Siç raporton 20min pothuajse 12 mijë telefona mobil janë mbledhur nga SBB-ja vitin e kaluar . Në mesin e tyre ishte edhe një iPhone ari me vlerë 4900 frangash me logo të “Apple” që ishte riprodhuar me diamante .
No comments :
Post a Comment