facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 January 2014

Kush do t’i vazhdojë rolet e Walker?

Drejtuesit e filmit “Fast & Furious 7”, i cili mbeti në gjysmë pasi aktori kryesor, Paul Walker, humbi jetën dy muaj më parë, janë në kërkim të një aktori zëvendësues për të. Këtë po e bëjnë edhe drejtuesit e projekteve tjera në të cilët ka qenë e paraparë që Walker të jetë i përfshirë. 

“Variety” raporton se Rupert Friend (i njohur për rolin e tij në “Showtime's Homeland”) do të paraqitet në filmin e ri “Agent 47”, në të cilin paraprakisht ka qenë e planifikuar të luajë Walker, por që ky i fundit vdiq gjatë një aksidenti automobilistik në muajin nëntor. 

“Hollywood Reporter” dhe “E! News” thonë se Friend është duke biseduar momentalisht për tu bërë pjesë e ekipit të aktorëve në filmin në fjalë, që është vazhdim i filmit të vitit 2007 “Hitman”.

Edhe James Marsden me sa duket është pjesë e projekteve që i ka lënë në gjysmë Walker. Ai pritet të paraqitet në adaptimin e filmit të Nicholas Sparks, “The Best of Me”. 

Filmi i fundit i plotë i Walker, “Hours”, u lansua siç edhe ishte e planifikuar, më 13 dhjetor në disa qytete.

No comments :

Post a Comment