facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 January 2014

Si ta kemi trurin në top-formë

Në mënyrë të truri ynë të funksionoj në mënyrën sa më të mirë, rekomandohen disa veprime, të cilat vërtetë ndikojnë në atë që truri juaj të punoj në kapacitet të plotë. Ne ju zbulojmë disa prej tyre. Ushtrimet kardiovaskulare A e keni ditur se ushtrimet kardiovaskulare në të vërtetë ndërtojnë më shumë neurone në tru? Pjesa e trurit që më së shumti ndikohet nga krijimi i ri i këtyre neuroneve quhet dentate gyrus.
Është pjesa e trurit e cila krijon memorie të reja. Por kjo nuk është e tëra, sepse ushtrimet kardiovaskulare gjithashtu edhe sforcojnë lidhjet neurale kështu duke i bërë ato më të shpeshta e cila në anën tjetër forcon aftësitë tua të procesimit dhe ruajtjes së informatave. Dhe nëse kjo nuk mjafton, studimet tregojnë se ushtrimet kardiovaskulare ndihmojnë në trajtimin e depresionit, dhe ngadalësojnë sëmundjet si Alzheimerit dhe Parkinsonit. Kjo është mese e domosdoshme për ata që vënë në përdorim trurin për çdo ditë. Ushtrimet me pesha Shumica e studimeve në shëndetin e trurit janë kryer me ushtrime kardiovaskulare thjeshtë për faktin se është shumë më e lehtë për dikë që të ecë sesa që të punojë me pesha. Por mos i lërë këto ushtrime jashtë mundësive. 

Çfarë arrijnë ushtrimet me pesha që ato kardiovaskulare nuk e arrijnë është shtimi i ndërtimit të hormoneve si testosteronet dhe zhvillimin e hormoneve që në anën tjetër ndikojnë në trurin tuaj. Hormonet kontrollojnë çdo proces në trupin tuaj. Pas moshës 25 vjeçare hormonet si testosteroni fillon ngadalë të zvogëlohet tek meshkujt dhe femrat. Shenjat e zvogëlimit të testosteronit janë zvogëlimi i epshit por gjithashtu edhe zvogëlim në motivim, shtim peshe, energji të zvogëluar, mendime të errëta që gjithashtu mund të të shpien në depresion. Të ushtrosh me pesha ndihmon në stimulimin e sistemit nervor që të zhvillohet dhe të përtërihet prapë.

 Ushqimi i duhur për tru Truri i njeriut është një organ shumë kompleks dhe në mënyrë që të funksionojnë ashtu si duhet atyre ju duhet një mori “blloqe ndërtimi” si acidet yndyrore esenciale, amino acidet, vitaminat dhe mineralet dhe uji. Një pjesë e mirë e trurit (60% e peshës së saj) përbëhet nga dhjami. 20% e dhjamit të trurit është nga acidet yndyrore esenciale omega-3 dhe omega-6. Ato janë emëruar si ‘esenciale’ sepse nuk mund të prodhohen nga vet trupi dhe kështu duhet të sigurohen nga jashtë drejtpërsëdrejti nga dieta (të ushqyerit). Këto acide yndyrore esenciale janë përgjegjëse për përcaktimin e strukturës së qelizave të trurit dhe kështu kuptohet se duhet konsumuar në sasi të barabartë ose mund të shpie gjer te sëmundja. 

Neurotransmetuesit kalohen nga dhe brenda trurit duke mundësuar neuronet të komunikojnë me njëri tjetrin. Amino acidet janë blloqet ndërtuese që përdoren për ti prodhuar neurotransmetuesit dhe po sikur acidet yndyrore esenciale, ne gjithashtu kemi 11 amino acide esenciale që duhet ti konsumojmë përmes dietës (së ushqyerit) për të pasur funksion të mirë të trurit. Këto neurotransmetues gjithashtu luajnë rol në atë se si ndiheni. Për shembull amino acidi trzptofan (që gjendet në gjel deti) prodhon serotonin i cili ndihmon të ndihemi të kënaqur. Ushtrimet e duhura për trurin Kjo listë nuk do të ishte e kompletuar po që se nuk do të shtonim edhe ushtrimet e trurit. Sikur se trupi që gjithnjë e më shumë forcohet me ushtrime ashtu edhe trurit i duhen ushtrime stimuluese për tu përmirësuar.

 Edhe pse ndoshta mund të mendosh se të kesh 20 lloje fjalëkalimesh për t’i mbajtur mend është diçka e mërzitshme, mos harro se kjo ndihmon në përmirësimin e memories. Të luash lojëra, mbushësh fjalëkryqe dhe zgjedhësh enigma (gjëegjëza) është shumë efektive në përmirësimin e funksionimit të trurit.

 Kurse në anën tjetër shterues të fuqisë së trurit janë stresi dhe ankthi. Gjithashtu rutina dhe automatizimi nuk ndihmojnë sepse sikurse trupi që adoptohet me një lloj ushtrimesh rutinë dhe pas një kohe nuk reagon dhe rezultatet ndalojnë dhe ju duhet të ndryshoni ushtrimet që bëni për të arritur rezultate të mira, ashtu edhe me trurin ju duhet ta vëni në sfida të ndryshme dhe jo gjithmonë të ngjashme.

No comments :

Post a Comment