facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

09 January 2014

Pa gjumë prej vitit 1973

Dyzet vjet më parë, Thai Ngoc kaloi një temperaturë të lartë dhe që prej asaj kohe, ai nuk ka vënë gjumë në sy. 

Ky është rasti i çuditshëm i një fermeri nga Vietnami, i lindur më 1942, i cili ka ndezur interesin e komunitetit shkencor. 
Disa ekspertë e shpjegojnë me anë të “microsonni”, që sipas tyre ,Thai fle disa minuta, por që nuk e kupton as vetë, që është duke fjetur. 

Këto pak minuta janë të mjaftueshme për organizmin e tij shpjegon dhe faqja, smartweek.it, e cila ka publikuar lajmin e habitshëm të 71-vjeçrit. 

Por edhe kjo nuk është vërtetuar. Përpara Thait, rekordi i pagjumësisë mbahej nga Tony Wright, i cili kishte qëndruar 266 orë pa gjumë, por që pas një përgatitje të gjatë, ekspertët ia kishin arritur qëllimit, për ta vënë në gjumë, njoftojnë medie.

Pagjumësinë e tij e ka treguar edhe bashkëshortja, e cila ka thënë, se që pas kalimit të temperaturës së lartë, ai nuk ka vënë gjumë në sy, madje aq dehjet në gjithë këto vite s’e kanë ndihmuar, që të flejë.

Ndërkohë rasti i tij është nën vëzhgimin e mjekëve të spitalit, Da Nang. Ata i bënë një sërë analizash, të cilat nxorën përfundimin, se trupi i tij është i shëndetshëm, vetëm se hemisfera e djathtë e trurit të tij është më e madhe se ajo e majta.

No comments :

Post a Comment