facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

08 January 2014

“Gravity” kryeson listën për çmimet “BAFTA”

“Gravity” kryeson listën për çmimet “BAFTA” Të mërkurën u bënë publike kandidaturat e filmave të nominuar për çmimet BAFTA. “Gravity” udhëheq listën nominimeve me 11 të tilla në kategori të ndryshme. 

“12 vjet robëri” dhe “American Hustle” ndjekin “Gravity” përkatësisht secili me nga 10 nominime për çmimet prestigjoze, ndjekur nga “Captain Philips” me 9 të tilla.

Sandra Bullock me rolin e saj si astronautja Ryan Stone, së bashku me  Amy Adams, Cate Blanchett, Emma Thompson dhe Dame Judi Dench janë kandidatet për trofeun e “Aktores më të mirë protagoniste”, transmetojnë medie.

Christian Bale dhe Leonardo Di Caprio janë dy kandidatët favoritë për cmimin ‘Aktori më i mirë protagonist”.

Michael Fassbender, Matt Damon, Bradley Cooper janë tre emrat që do të garojnë për cmimi “Aktori më i mirë joprotagonist” ndërsa Jennifer Laërence dhe Lupita Nyong janë kandidatet për çmimin “aktorja më e mirë joprotagoniste”.

Çmimet “BAFTA” ndahen në Londër më 16 shkurt.

No comments :

Post a Comment