facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

07 January 2014

Rripi Bugatti që kushton 84,000 dollarë

Rripi i pantallonave për shekuj të tërë ka qenë i pandryshuar. Ka mjaftuar një copë lëkure me disa vrima të shpuara në të të ngjitura për një laku dhe një briri për ta mbajtur. Por, nëse jeni shumë, tmerrësisht shumë, i pasur, atëherë për juve ka një ide të re të rripit – një rrip Bugatti.

Po pra, është pikërisht Bugatti, kompani e cila zakonisht sjell super-makina, e cila po e prodhon rripin Bugatti. Dhe, thënë të vërtetën, duket të jetë një rrip tejet i mirë. 

“Roland Iten ka dizajnuar një rrip unik mekanik për të qenë rival me orët më të shtrenjta. Urat, hallkat, rrotat, sustat e gjilpërat lidhen së bashku për të krijuar një mekanizëm që ia mundëson bartësit të tij ta ketë shtrëngimin preciz”, thotë kompania, transmeton Koha.net.


Kompania Roland Iten aktualisht prodhon pajisje të ndryshme tej-inxhinierike, që zgjidhin problemet më të mëdha në mënyrën më të thjeshtë: nëse dëshironi lidhëse këpucësh me ari të bardhë dhe me diamante, atë e ofron kjo kompani. 


Ngjashëm me këtë, edhe ideja prapa rripit të pantallonave, i cili është prodhuar duke përdorë teknikën e orëve zvicerane, është se juve ju ofrohet përshtatje precize e rripit, sa herë që ju të keni nevojë. E për këtë nevojiten arpiona të ndjeshëm dhe një sasi e konsiderueshme e arit. Ndërsa, edhe ato panele janë “të tymosura në safir”. 


Por, nëse tashmë ju ka shkuar mendja që ta blini një të tillë, ju bëjmë me dije se ky rrip është prodhuar në vetëm 44 copë. E për të ju duhen as më pak e as më shumë se 84,000 dollarë, sa për të blerë një Viper.

No comments :

Post a Comment