facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

09 January 2014

Shpërthimi diellor sot mund të godasë Tokën

Një shpërthim i fortë diellor mund të shkaktojë një stuhi të fuqishme magnetike në Tokë. Ekspertët thonë se ky shpërthim është më i fuqishmi në dhjetë vjetët e fundit, dhe një mizëri grimcash mund të bien në Tokë më 9 janar, ku mund të shkaktojnë një stuhi gjeomagnetike.

Kështu janë nga vlerësimet e Agjencisë amerikane për atmosferën dhe oqeanet (Noaa), bazuar në të dhënat e observatorit diellor Soho të NASA-s (Solar and Heliospheric Observatory). Shpërthimi diellor shkaktohet nga njolla e quajtur AR1944, që u shfaq mbi Diell më 7 janar.

Njolla në fakt ka prodhuar një shpërthim të klasës X, më e larta mbi një shkallë prej 5 klasash, ka një rajon aktiv më shumë se 200.000 kilometra dhe ka lëshuar një rrymë grimcash në drejtim të Tokës, ku efektet e saj do të mund të ndihen më 9 janar me aurore spektakolare dhe stuhi magnetike të mundshme që mund të vënë në rrezik satelitët e telekomunikacionit dhe funksionimin e linjave elektrike.

Sipas vlerësimeve nga Nooa ka 60% probabilitet që një mizëri grimcash direkt drejt Tokës mund të shkaktojnë stuhi gjeomagnetike.

Nooa ofron me një probabilitet 80% që do të ketë shpërthime të tjera sot të klasës M, i treti në shkallë, dhe shpërthimeve të mëtejshme të klasës X.

No comments :

Post a Comment