facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 January 2014

Diaz: Më kanë folur mirë për Shqipërinë, dua ta vizitoj

Aktorja e famshme e hollivudit Cameron Diaz ka folur për herë të parë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ajo është pyetur nga gazetari Marko Caka për të thënë diçka për Shqipërinë ndërsa siç njofton “Shqip” ajo është përgjigjur pozitivisht.

“Uaauu, jeni vërtet shqiptar. Hello Albania, surprizë për mua që flas për shqiptarët. Për herë të parë… hello Albanian people! Sigurisht që kam dëgjuar për Shqipërinë e shqiptarët.
Megjithëse jam e lindur në Kaliforni me baba kuban, por mamaja është nga Irlanda e Veriut dhe unë ndihem europiane.

Kam dëgjuar fjalë të mira edhe në rrethin e miqve të mi. Më kanë thënë se është një vend shumë i bukur dhe me tradita por i vogël që ruan bukuri të rralla të natyrës. Unë kam qenë shumë afër saj, në Paros të Greqisë dhe aty një kamarier shqiptar me një mirësjellje më foli për vendin e tij dhe më pëlqeu shumë.

Pse jo, mua më pëlqen shumë të eksploroj vende të reja dhe evropa ka shumë vende interesante, të virgjëra dhe mjaft të mrekullueshme. Mbasë ndonjëherë do të jetë në planet e mia për ta eksplozuar këtë vend”, është shprehur Diaz.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment