facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

11 January 2014

[VIDEO] Hulumtuesit po zhvillojnë printerin 3D, që ndërton shtëpinë për 24 orë

Në Universitetin e Kalifornisë Jugore, profesori Behrokh Khoshnevis ka ndërtuar një printer kolosal tredimensional që do ta ndërtojë shtëpinë për 24 orë. Roboti i tij vjen i pajisur me pipëzën që derdh çimenton dhe mund të ndërtojë shtëpinë duke u bazuar në modelin kompjuterik.
Teknologjia, e njohur si Contour Crafting, mund të revolucionarizojë plotësisht industrinë e ndërtimit. Punëtorët në fillim duhet vetëm të shtrojnë binarët për ta lënë robotin “rehat” për ta kryer punën, shkruan Business Insider, transmeton Telegrafi.
Pastaj, sistemi do të lëvizë nëpër binarë dhe do të shtrojë çimenton. Pasi të mbarojë ky proces, punëtorët do të kryejnë pjesën tjetër, si vendosja e dyerve dhe dritareve.
Kjo teknologji do të zbres koston totale të blerjes së shtëpisë. Ajo gjithashtu mund të lehtësojë edhe riparimet e nevojshme.
Derisa ky projekt është ende duke u testuar, Khoshnevis pohon se kjo nuk do të eliminojë vendet e punës në sektorin e ndërtimtarisë, por madje se do t’i shtojë ato.
Për më shumë, shikojeni videon që shpjegon se si zhvillohet ky proces.

Shikojeni videon këtu:

No comments :

Post a Comment