Pas pushtimit të tregut me produktet e teknologjisë së fundit në informatikë, Apple synon të njëjtin sukses në tregun e automjeteve.
Të paktën kështu pretendon “San Francisco Chronicle” në një artikull të publikuar së fundmi e marrë shkas nga një takim mes kreut të Apple, Tim Cook dhe Elon Musk, bashkëthemelues i PayPal, pronar i “Space Exploration Technology Corporation”, që merret me transportin hapësinor dhe furnizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe që prej 2003 i konsideruar edhe si një “Jobs” vizionar në fushën e prodhimit të automjeteve me makinat “Tesla”.
E njëjta revistë shkencore amerikane thotë se synimi mes Cook dhe Musk është krijimi i një makine estetikisht të bukur, të shpejtë, por mbi të gjitha tërësisht elektrike dhe me bateri të rikarikueshme, një objektiv i së ardhmes së afërt.
Burimi: InfoShqip
No comments :
Post a Comment