facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

18 February 2014

[VIDEO] Aplikacioni Catchr për iPhone ju tregon nëse dikush ka përdorur telefonin tuaj

iPhone: Nëse shqetësoheni që dikush mund të jetë duke e shikuar telefonin tuaj kur e lini atë të paprekur, Catchr është një aplikacion që iu mundëson të shihni se cilat aplikacione ishin hapur dhe mbyllur kur e keni lënë telefonin tuaj diku.
Catchr regjistron të gjitha aplikacionet që i hapni dhe i mbyllni dhe nëse është lëvizur ose jo telefoni juaj. Kështu, nëse e lini telefonin diku në tavolinë dhe shoku juaj vendos që të shikojë mesazhet, do ta kuptoni që ata e kanë hapur atë dhe sa gjatë e kanë mbajtur të hapur atë aplikacion.

Juve do të ju duhet që të mbyllni të gjitha aplikacionet që Catchr të punojë siç duhet, por edhe nëse nuk e bëni këtë gjë, ai e bën të lehtë të kuptuarit nëse dikush e ka përdorur telefonin tuaj. Natyrisht, një fjalëkalim është më i mirë për mbrojtje, por Catchr iu mundëson që t’i kapni ata me fakte. 

Shikojeni videon këtu:



Burimi: PCWorld Albanian


No comments :

Post a Comment