facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

11 February 2014

Atletet e Kanye West dalin në eBay për 10 milionë sterlina

Një palë atlete Nike të dizajnuara nga Kanye West aktualisht kanë dalë në eBay me një çmim prej 10 milionë sterlina.

Këto atlete të kuqe “Air Yeezy 2” u vendosën online për shitje nga kompania Nike një ditë më parë dhe u shitën brenda pak minutash.

Atletet e Kanye fillimisht u shitën me një çmim prej 220 sterlinash, ndërsa më vonë dolën sërish në shitje nga blerësi, duke arritur momentalisht ofertën prej 10 milionë sterlinash. 


Ndryshe, West kishte përfunduar marrëveshjen me Nike vitin e kaluar pasi kjo e fundit kishte vonuar linjën e atleteve të tija, duke nënshkruar menjëherë marrëveshje me kompaninë Adidas.

No comments :

Post a Comment