facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 February 2014

Dallojeni grimin e përditshëm nga rastet e veçanta

Duke qenë se grimi definon dhe zbukuron pjesët e fytyrës, padyshim se femrat e konsiderojnë si një ndër gjërat më esenciale që duhet aplikuar çdo ditë.
Grimi rrit bukurinë natyrore të femrave dhe bën që ato të kenë një pamje më tërheqëse.
Për t’u bërë profesionist në grimosjen e vetvetes këshilloheni që ta praktikoni sa më shumë grimin. Këtë e thonë grimerët profesionistë të cilat po ashtu këshillojnë që t’i kushtohet kujdes mënyrës së grimosjes që ajo të përkojë me vendin, kohën, por edhe konturat e fytyrës tuaj. Grimeri Arbër Bytyqi, i rekomandon vajzat e Kosovës që të kenë kujdes të shtuar në mënyrën se si ato aplikojnë grimin sidomos
gjatë ditës. 

“Vajzat në Kosovë preferojnë të grimohen në mënyrë që të përmirësojnë pamjen e tyre, por ekzistojnë vajza të tilla që nuk janë të vetëdijshme për linjën diferencuese në mes të grimit për mbrëmje dhe grimit ditor”, ka thënë Bytyqi. 

Shpeshherë atij i rastis të shohë gjatë ditës, vajza të cilat ecin rrugëve me një grim“smokeyes dramatik”, e cila nuk i duket aspak i përshtatshme për punë ashtu siç do të ishte një grim i mirëseardhur për një natë në klub. “Shumica e vajzave të Kosovës nuk janë të vetëdijshme se llok-u perfekt për ditën duhet të jetë asi soj që ato të duken natyrale dhe pastër”, ka shtuar ai. 
Viteve të fundit ai pohon se kanë filluar të rriten dukshëm kërkesat për shërbime që lidhen me kujdesin personal e sidomos për grim profesional.

Kërkesa më e madhe e vajzave në vendin tonë, sa u përket llojeve të grimit thotë të jetë për: grim natyral, grim të mbrëmjes, grim për mbrëmje mature, grim gotik, grim“anti-age” dhe grim nusërie.

Burimi: Koha.net

No comments :

Post a Comment