facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 February 2014

Filmi vizatimor “Lego” lë mbrapa George Clooney!

Filmi vizatimor në 3D “Lego”, është në krye të shikueshmërisë në Amerikën e Veriut që në ditët e para të publikimit, duke lënë mbrapa vetes filmin e George Clooney “Monuments Men”, sipas shifrave provizore të publikuara sot nga “Exhibitor Relations”.

Filmi që tregon në “Lego” historinë e një të riut që duhet të shpëtojë botën, ka arritur shumën 69,1 milionë dollarë vetëm në fundjavën e tij të parë të publikimit.

Shumë më mbrapa qëndron “Monuments Men” i shkruar nga George Clooney dhe ku është gjithashtu aktor kryesor ka arritur të mbledhë vetëm 22,7 milionë dollarë.

Filmi tregon histroinë e vërtetë të një grupi ekspertësh të kombësive të ndryshme, konservues muzeshë, galerishë arti dhe artistë, të dërguar në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore për të rikuperuar veprat e artit të marra nga nazistët.

Burimi: 24orë

No comments :

Post a Comment