facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 February 2014

Yjet që janë binjakë

A jeni pyetur ndonjëherë si është jesh vëllai ose motar binjake e një të famshmi? A e dini cilët janë?

Ja:     
Ashton Kucher 
Aston Kutcher (35 vjeçar) është pesë minuat më i vjetër nga vëllai i vet binjak. Derisa Ashton jeton nën reflektorë, vëllai i tij binjak Michel Kutcher është larg nga të gjitha këto dhe e ka pasur një shartim zemre kur ka qenë i vogël. Me dashuri e përkrahje të familjes, e sidomos të vëllait më madh Ashton, ai ka mbijetuar, po e vazhdon edhe më tej betejën  dhe është frymëzim për të tjerët.

Alanis Morissette
Këngëtarja Alanis Morissette (39 vjeçare) e ka vëllanë binjak. Quhet Wade Morissette dhe është më i vjetër nga ajo 12 minuta. Wade është përpjekur të bëjë më shumë se sa motra dhe ka xhiruar tre albume, u bë instruktor joge dhe terapeut si dhe ka shkruar disa libra në këtë temë . Edhe më tej merret me muzikë e shkrime, kryesisht me meditim e joga.

Scarlet Johansson
Edhe pse ndoshta shumica do të dëshironte që artistja Scarlet Johansson (29 vjeçe) të  kishte motër binjake, ajo ka vëllanë binjak. Ai quhet Hunter Johansson dhe Scarlet ëshë tre minuta më e vjetër nga ai. Scarlet dhe Hunter Johansson paraqiten bashkë në filmin“Manny & Lo” nga viti 1996. 

Gisele Bundchen 
Pak femra në botë ka më të bukura se sa supermodelja Gisele Bunchen (33). Binjakja e saj  Patricia Bunchen i afrohet paksa. Gisele është pesë minuta më e vjetër nga motra e vet. Gisele, pos binjakes i ka edhe katër motra tjera:  Raquel, Graciele, Gabriele dhe Raphaelen!

Kifer Saterlend
Kifer Saterlend (47 vjeç) e ka motrën binjake Raquel Saterlend që është shtatë minuta më e vjetër nga vëllai. Raquel nuk u nis hapave të vëllait e të babait që janë aktorë të famshëm. Jeton e tërhequr dhe punon në Torornte.

Vin Diesel 
Edhe Vin Diesel (46 vjeçar) bën pjesë te personat e famshëm që janë binjakë. Vëllezërit dhe motrat e të famshmëve ikin nga vëmendja mediatike e vëllai binjak i Vin Dieselit gjithë këtë e mohon në mënyrë absolute.  

No comments :

Post a Comment